Telegrafi

Ronela Hajati në retrospektivë, tregon se si dukej kur ishte 15 vjeçare (Foto)

Këngëtarja Ronela Hajati është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të skenës.

Projektet e saj gjithnjë kanë rënë në sy te publiku, ngase kanë qenë çdo herë të veçanta, dhe paraqitjet e Ronelës nëpër klipe lirshëm mund të thuhet se janë unike në tregun shqiptar.

Këngëtarja ka treguar disa herë nëpër intervista se dëshirën për të kënduar e ka pasur që e vogël, kur prindërit e saj u kujdesën që ajo të mbarojë shkollën e ulët të muzikës dhe të ndjek kurse baleti.

Ndërkohë ajo ishte njëkohësisht dhe një nxënëse shumë e mirë në shkollë, dhe më pas përfundoi me sukses Universitetin Juridik në Tiranë.

Këngëtarja Hajati ndjen shumë nostalgji për kohët e shkuara, teksa këtë mall ia shtojnë fotografitë që ajo ruan nga e koha kur ishte në shkollë.

Së fundmi, ajo ka vendosur që të ndajë me fansat e saj në Instagram Story një fotografi, e cila tregonte se si dukej ajo kur ishte 15 vjeçare.

Dhe në fakt, dallimi nuk është dhe shumë i madh, ngase në fotografi Ronela duket gati e njëjtë me atë që është sot, me përjashtim të madhësisë si dhe bartjes së syzeve.

“Nderi i shkollës, 15 vjeç”, shkruan Ronela në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Kështu dukej Ronela Hajati në moshën 15 vjeçare. Foto nga InstaStory.