Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është pëlqyer gjithmonë nga publiku për këngët e saj të veçanta.
Përveq interpretimi, ajo ka rënë në sy gjithmonë edhe për dukjen dhe format trupore që ka.
E kur jemi tek linjat, duket se këngëtarja Hajati nuk është një ndër trupat më të mirë në estradë.
Ndoshta veshja nëpër klipe shpesh e ka kamufluar si duhet pjesën e belit, në të cilën Ronela duket se ka pak më shumë celulit, por edhe për këtë gjë duket se ajo ka filluar të marrë masa.
Kjo pasi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ajo ka treguar se është munduar t’i rezistojë sa më shumë një pjate me fruta dhe gjëra të ëmbla.
Mesa duket, ajo ka vendosur që të mbajë pak dietë, për të reduktuar kështu ca kilogramë të tepërt nga trupi i saj.
“Zoti e ç’po heq mos ti ha këto”, shkruante këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/