Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është tejet e pëlqyer nga audienca e gjerë.
Ka që një kohë të gjatë që ajo është pasive në prurjet muzikore, por që ka paralajmëruar të reja në vitin 2021.
Ndërkohë, postimet e saj në rrjetin social nuk janë të pakta, pasi ndan imazhe të shumta nga përditshmëria.
Gjatë ditës së sotme (e martë) bukuroshja brune ka ndarë disa poza atraktive, që u pëlqyen nga fansat.
Me një veshje elegante, Ronela është fotografuar në makinë, derisa përçoi edhe një mesazh kodues.
“Tani ti e do, po ajo nuk të do”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Theksojmë se projekti saj i fundit ishte “Bardh’ e Blu”, që erdhi në bashkëpunim me DJ Sardi. /Telegrafi/