Site icon Telegrafi

Ronela Hajati merr vëmendje me veshjen shumëngjyrëshe rrugëve të New York-ut

Ajo prej disa kohësh është duke shijuar jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjala është për këngëtaren nga Shqipëria, Ronela Hajati, e cila po kalon një periudhë të mirë pasi ky ishte udhëtimi i parë pas më shumë se një viti për shkak të pandemisë.

Krijuesja e hitit “Prologue” ka ndarë së fundmi disa imazhe atraktive me fansat, në të cilat vjen e veshur shumëngjyrëshe.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

“Humbja e juaj”, ka qenë përshkrimi i imazheve.

Lexo po ashtu Ronela Hajati lanson këngën e re “Shumë i mirë”

Komplimentet nuk munguan në hapësirën për komente, gjersa dukjen e ka kompletuar me një palë syze të tejdukshme ngjyrë blu.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

31 vjeçarja është rikthyer po ashtu me album të ri të quajtur “Rron”, dy prej të cilave tashmë janë publikuar.

“Prologue” dhe “Shumë i mirë” janë dy projektet që kanë marrë mbi gjysmë milion klikimesh deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version