Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ditë më parë publikoi projektin e saj më të fundit “Mos Ik”, në të cilën erdhi më e veçantë se asnjëherë.
Duket se pas një pune të lodhshme, këngëtarja po shijon suksesin e këngës, gjersa kënaqësinë po e tregon përmes imazheve në rrjetet sociale, në të cilat është aktive thuajse çdo ditë.
Sot (e martë) me rastin e festës së Shën Valentinit, ajo nuk ka treguar nëse e ka festuar, apo pranë saj gjendet një person i veçantë, por thjeshtë ka preferuar që të ndajë me ndjekësit një befasi shumë të veçantë që ka përjetuar gjatë ditës së sotme.
Përderisa Ronela gjatë ditës kishte pirë kafe në një lokal me shoqërinë, në momentin e largimit, asaj i është dhënë një trëndafil i kuq nga lokali.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku ka shfaqur dhuratën që ka marrë sot nga lokali, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruante falënderimet për ta.
“E ke nga lokali më thanë! Sa të mirë”, shkruante Hajati në Instagram. /Telegrafi/