Telegrafi

Ronela Hajati lanson këngën e re “TQR”

Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Ronela Hajati po vazhdon të punojë për projekte të reja.

Edhe së fundmi, ajo ka publikuar një këngë të re që vjen plot ritëm teksa paraqitet edhe me një stil unik.

“TQR” mban titullin kënga e cila është shoqëruar edhe me videoklip që u realizua nga ‘Max Production’.

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Teksti i këngës u shkrua nga vet Morena, e cila gjithashtu ka realizuar melodinë, ndërsa për muzikën dhe aranzhmanin u përkujdes Apollo Producer.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Projekti gjendet në kanalin zyrtar të Ronelës në YouTube dhe në të tjera platforma muzikore, teksa padyshim  do të mirëpritet nga fansat e saj.

Ndërkohë, Ronela e cila pak javë më parë njoftoi se ka edhe shumë projekte të tjera rrugës, është gjithashtu prezente me koncerte dhe mbrëmje muzikore. /Telegrafi/