Telegrafi

Ronela Hajati: Kur isha në barkun e nënës, në ekografi rezultoja djalë deri në muajin e tetë

Foto: Ronela Hajati/Instagram

Këngëtarja Ronela Hajati është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Ajo është një emër shumë i kërkuar edhe në koncerte, ndërsa projektet e saj janë cilësuar gjithmonë unike.

Ronela është shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, në InstaStory ajo ka publikuar plot 10 gjëra interesante rreth jetës së saj, të cilat fansat nuk i kanë ditur më parë.

Mes të tjerash, ajo zbulon një fakt shumë interesant, kur teksa ishte në barkun e nënës në muajin e tetë, në ekografi ajo ka rezultuar gjithmonë se ishte djalë.

Ajo shkruan se ndjehet e çuditur se si kjo ka ndodhur, megjithatë ka treguar se prindërit e saj ishin të lumtur që Ronela u lind vajzë, pasi e dëshironin një të tillë. /Telegrafi/

Foto: Ronela Hajati/Instagram