Këngëtarja Ronela Hajati është ndër këngëtaret e pakta shqiptare të gjeneratës së re që nuk kanë bërë asnjë ndërhyrje kirurgjike.
Për këtë bukuri natyrale artisjta nga Shqipëria është mjaft krenare, transmeton Telegrafi.
Ajo ka publikuar në profilin e saj në “Facebook” disa fotografi ndër vite ku vërteton origjinalitetin e saj.
“Kjo jam unë 8 ,17, 22, 25 vjeç. Fytyrë e pandryshuar mirë a po keq. Me gjithë respektin po e dashuroj plakjen natyrale”, ka shkruar Ronela duke u hedhur kunja kolegeve të saj për operacionet e shumta dhe bukurinë fallco.
Ndryshe këngëtarja ditë më parë zbuloi se projekti “Tiger” i paralajmëruar qe një kohë të gjatë, është realizuar por nuk do të publikohet përshkak të prishjes së marrëveshjes me produksionin. /Telegrafi/