Telegrafi

Ronela Hajati me këngë të re (Foto)

Ronela Hajati nuk di të ndalet. Vetëm një muaj pas publikimit të këngës “Mos ik”, Ronela paralajmëron edhe projektin e ri.

Këngëtarja ka nisur dje punën për këngën e re. Ajo postoi një foto nga studio e regjistrimit.

“E kam marr shumë me vrull këtë vit”, shkruan Ronela.

Pritet që edhe kënga e radhës të publikohet së shpejti siç ndodhi edhe me “Mos ik” videoklipin e të cilës Ronela e xhiroi brenda pak ditësh.

Kujtojmë se kënga “Mos ik” ka arritur 1 milion klikime në kanalin Youtube