Ronela Hajati është ndër këngëtaret më të dashura për të gjithë publikun shqiptar.
Ajo që nga paraqitja e parë ka arritur të dëshmojë se ka talent, ndërsa tani numëron një numër të konsiderueshëm të mbështetësve.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja ka ndarë një imazh me të cilin ka mahnitur ndjekësit.
Kësaj radhe Ronela kishte zgjedhur të vishet me lëkurë, që i theksonte kështu linjat e formësuara trupore.
Flokët ka zgjedhur t’i ketë sikur të lagura, teksa për makijazh ajo ka shkuar me nuanca më të hapura.
“Bionde dhe me sy të kaltër”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Sidoqoftë kësaj, artistja kohë më parë ka paralajmëruar edhe projektin e ri, që do të lansohet së shpejti në platformat digjitale. /Telegrafi/