Site icon Telegrafi

Ronela Hajati flet sërish për Eurovisionin: Ende e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, e merituam finalen

Përkundër performancës që u duartrokit në mase të madhe nga publiku, Ronela Hajati nuk mundi ta çonte Shqipërinë në finale.

Ajo ka performuar mbrëmë (e martë) e para në gjysmëfinalen e Eurovision 2022 me “Sekret”.

Këngëtarja e njohur ka bërë një reagim sërish në rrjete sociale, teksa është shprehur e zhgënjyer duke thënë se e meritonte finalen.

“Ende nuk e kam parë, sepse nuk mundem. Dje dola për të pirë, për të harruar dhe kjo ndodhi! Plus performanca e “Sekret” është një milion”, tha ajo.

“Akoma e ndjej këtë dhimbje të madhe në gjoks, sepse e merituam këtë finale, por Zoti i di gjërat më mirë! Ju dua”, ka shkruar Hajati.

Lexo po ashtu BBC bën ‘meme’ një pjesë të performancës së Ronela Hajatit në Eurovision

Në anën tjetër, në rrjete sociale pati edhe shumë komente negative për shkak të gjesteve që bëri gjatë vallëzimit.

Ajo kishte përgatitur një koreografi prej disa muajsh nën udhëheqjen e balerinës Klaudia Pepa.

Nata e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit do të mbahet të enjten (12 maj), kurse finalja e madhe të shtunën (14 maj). /Telegrafi/

Exit mobile version