Site icon Telegrafi

Ronela Hajati flet për projektet e reja: Kam pasur vështirësi me frymëzimin për shkak të situatës

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

Si shumë nga artistët e tjerë shqiptarë, edhe Ronela Hajati që një kohë ka nisur punën për projekte të reja muzikore.

Përkundër situatës së krijuar përgjatë këtyre muajve të fundit, këngëtarët janë përkujdesur që verën ta bëjnë sa më argëtuese me këngë e projekte të ndryshme.

Së fundmi, krijuesja e hitit “Lage” u ka dhënë mundësi fansave ta pyesin më shumë rreth të rejave në jetë e karrierë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

Në mesin e shumë pyetjeve, Hajati pranoi një rreth projekteve të reja për të cilat u shpreh se do t’i lansojë në fund të këtij muaji.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Julia Roberts

“Sa kohë do duhet të presim për një hit të tëndin të ri Ronela, pasi mezi po e presim?”, ka qenë pyetja e fansit, ndërsa lidhur me këtë nuk mungoi as një përgjigje e këngëtares duke thënë: “Pyetja më e shpeshtë deri tani, dy këngët dalin në fund të korrikut. Kam pasur goxha vështirësi me frymëzimin nga situata, ndërkohë që këngëtarët e tjerë i kanë zënë datat për xhirime, ndaj duhet të prisni edhe pak. Në fund të këtij muaji me këngë të reja”.

Pandemia e coronavirusit ka bërë që prej disa muajsh të anulohen edhe mbrëmjet muzikore në vend.

Megjithatë, artistët tashmë kanë filluar të startojnë me koncerte në vende të ndryshme të Evropës pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version