Telegrafi

Ronela Hajati fiton edicionin e 60-të të Festivalit të RTSH-së, përfaqëson Shqipërinë në Eurovision

Ditën e sotme (e mërkurë) është mbajtur nata finale e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH.

Derisa edhe rrugëtimit të sivjetmë i erdhi fundi, Ronela Hajati, është shpallur fituese e Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar me këngën “Sekret”.

Në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me projektin “Theje”, kurse vendin e tretë e zuri Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja.

Foto: YouTube

Artistja e njohur u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 20 krijimesh të përzgjedhura për Fest’ 60.

Lexo po ashtu Ronela Hajati interpreton me plot emocion në natën finale të edicionit të 60-të të Festivalit të RTSH-së

Hajati ndërkaq do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

Foto: YouTube

Kjo natë, ashtu si dy netët e para, solli emocione, surpriza e interpretime të jashtëzakonshme.

Rrugëtimi i Shqipërisë në Festivalin Evropian deri më tani ka bërë 16 vite pjesëmarrje. /Telegrafi/