Telegrafi

Ronela Hajati e pafat në xhirimet e klipeve, gjithmonë i ndodh diçka

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët.

Ajo sjell vazhdimisht në treg këngë të reja dhe klipe, të cilat priten mirë nga publiku.

Mirëpo kur jemi te klipet, duket se një detaj i pazbuluar për publikun, është se këngëtarja përballet gjithnjë me probleme gjatë xhirimeve të tyre.

Foto: Ronela Hajati/YouTube

Ka qenë së fundmi stilist Niko Komani, ai i cili në i ftuar në rubrikën “Scroll Doën me iconstyle.al”, tregoi se gjatë xhirimeve të klipit “Marre”, Ronelës i ishte djegur gjysma e mjekrës.

“Shokuese ka qenë për mua, një incident gjatë klipit ‘Marre’. Te pjesa e makinës me balerinin Jurgen Bala, presioni i ujit i ka djegur Ronelës gjysmën e mjekrës. Dhe i nisi gjaku kudo”, ka thënë stilisti Komani.

Niko Komani

Tutje, ajo kishte pasur probleme edhe në xhirimet e klipeve “Syni Jem” dhe “A do si kjo”.

“Tek ‘Syni jem’ i kanë ndodhur disa gjëra teknike femrash. Ka qenë e veshur me të bardha. Ndërsa te një tjetër e ka kapur policia dhe mori një gjobë të madhe. Pra kur xhirojmë është gjithmonë: ‘Si t’i nxihet Ronelës jeta gjatë xhirimeve?”, ka thënë tutje ai. /Telegrafi/

Foto: Ronela Hajati/YouTube