Edhe një këngë e re do t’i bashkohet hiteve verore shqiptare.
Ronela Hajati dhe Lyrical Son do të publikojnë projektin e tyre të përbashkët muzikor.
Këngëtarja shqiptare përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se kënga do të publikohet më 5 gusht (e shtunë).
“Të shtunën. 05 gusht ‘Sonte’”, ka shkruar Ronela Hajati në llogarinë personale në Instagram.
Ndryshe, nesër edhe reperi Majk ka paralajmëruar publikimin e këngës së re. /Telegrafi/