Telegrafi

Ronela Hajati duket tërheqëse me pamjen e re si bionde

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

Ronela Hajati vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në shtypin rozë.

E njëjta është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, gjersa ndan imazhe dhe video të llojllojshme me fansat, duke mos munguar edhe ato nga përditshmëria.

Së fundmi, artistja shqiptare u tregon fansave se ka bërë një ndryshim të ri në pamje, për të cilin duket se po pëlqehet.

Ronela Hajati me ndryshim të ri në dukje (Foto: Instagram)

Me dukjen prej biondeje dhe me kostum të gjelbër, Ronela mori gjithë vëmendjen.

Lexo po ashtu Ronela Hajati bëhet me flokë të kuqe, duket ndryshe në stilin e ri

Stili i flokëve “bob” me balluke e bën atë edhe më atraktive, linjat trupore të së cilës janë për t’u pasur zili.

Ronela Hajati me ndryshim të ri në dukje (Foto: Instagram)

Ronela përndryshe javë më parë solli këngën e re “MVP”, e cila u mirëprit nga publiku dhe në YouTube mori mbi 1.3 milion klikime.

E njëjta këtë vit solli disa projekte të suksesshme përfshirë edhe bashkëpunimet me reperin Don Phenom. /Telegrafi/