Pas shumë buje dhe pa paralajmërim, është publikuar edhe një projekt i ri muzikor.
Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë publikuar këngën e tyre të përbashkët.
“Diamanta”, titullohet kënga e re e dyshes të cilën e kanë shoqëruar me videoklip.
Këtë të fundit e ka realizuar Valon Aziri ndërsa tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtarja, Hajati.
Për muzikën është kujdesur Big Bang ndërsa për vijën melodike vet autorët e këngës.
Se a do e ketë suksesin e “Syn i jemi”’, mbetet të shihet. /Telegrafi/