Site icon Telegrafi

Ronela Hajati dhe Young Zerka shkojnë bashkë edhe në shfaqje, a e vërteton kjo lidhjen e tyre? (Foto/Video)

Këngëtarët e njohur Ronela Hajati dhe Young Zerka kanë qenë shumë të përfolur në media sa i përket një “lidhjeje” të mundshme mes tyre, lidhje e cila nuk është konfirmuar asnjëherë nga asnjëra palë.

Megjithatë me kalimin e kohës po shohim që mes dyshes ka vërtetë diçka, që mund ta quajmë më shumë se miqësi.

I kemi parë shpesh herë bashkë nëpër emisione televizive të ndryshme, klipe apo edhe evente, mirëpo Ronela dhe Young Zerka mesa duket e kalojnë edhe kohën e lirë së bashku në ndonjë kafiteri, apo vende të tjera për tu argëtuar.

Lexo po ashtu “Arrëthyesi” edhe në Tiranë! (Video)

Një fotografi e publikuar së fundmi nga Ronela Hajati në lnstagram Story ku shfaqet pranë Zerkës, ka ngritur sërish dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka.

Ata kanë shkuar së bashku për të parë shfaqjen “Arrëthyesi”, e cila u dha mbrëmë (e mërkurë) në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, gjersa ishin ulur në ulëset pranë njëri-tjetrit.

Ronela Hajati dhe Young Zerka bashkë në shfaqjen e “Arrëthyesit”. Foto nga Instagram Story.

Fakti që dyshja preferojnë që të shkojnë bashkë edhe në kinema apo shfaqje të ndryshme teatrale, bën të dyshosh edhe më tepër se mes tyre ka filluar një lidhje serioze.

Kujtojmë që këtë vit, ata na sollën një bashkëpunim shumë të suksesshëm, këngën dhe klipin “Syni jem”, i cili ishte padyshim një ndër hitet e verës 2016. /Telegrafi/

Exit mobile version