Telegrafi

Ronela Hajati dhe Don Phenom publikojnë “Dilema” dhe “Çohu” – dy klipe të reja brenda një dite

Foto: Ronela Hajati/YouTube

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati, dhe reperi Don Phenom kanë mbledhur forcat për bashkëpunim.

Mirëpo ata gjatë të së premtes kanë bërë diçka të pazakontë, duke sjell dy këngë të reja me klipe brenda një ditë.

“Dilema” mban titullin njëra këngës, ndërsa “Çohu” është titulluar kënga tjetër.

Kënga e parë është punuar nga CekicBeatz në studion “Volt Media”, tekstin e kanë shkruar Ronela me Don Phenomin, gjersa për klipin është kujdesur produksioni Opus Cinema.

Ndërkohë, “Çohu” është punuar në studion “Tull Production”, ndërsa vijën melodike e ka realizuar vet Ronela.

Publikimin e dy klipeve në të njëjtën kohë, Ronela e arsyetoi te fansat e saj në Instagram përmes një postimi ku shkruante: “Dy janë më mirë se një”.

Kujtojmë që diçka të tillë vitin e kaluar e kishte bërë edhe artistja Filloreta Raçi – Fifi, e cila kishte publikuar dy këngë brenda një dite me titjt “Nanush 1” dhe “Nanush 2”. /Telegrafi/