Telegrafi

Ronela Hajati bëhet me flokë të kuqe, duket ndryshe në stilin e ri

Ronela Hajati është njëra nga artistet më të guximshme në showbizin shqiptar dhe këtë tashmë e ka dëshmuar.

Këngëtarja nga Shqipëria ka bërë një ndryshim në dukjen e saj, teksa vjen shumë më ndryshe ngaqë jemi mësuar.

Në imazhet e fundit të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ajo shfaqet me një stil të ri të flokëve.

Ronela Hajati me ndryshim të ri në pamje (Foto: Instagram)

Artistja në fjalë shfaqet me flokë të kuqe në fotografitë e fundit, duke mos e bërë shumë të qartë nëse bart paruke apo është vërtet një ndryshim i ri në pamjen e saj.

Megjithatë, ky stil i flokëve i shkon mjaft shumë asaj dhe është transformuar pikërisht për një mbrëmje muzikore.

Ronela Hajati me ndryshim të ri në pamje (Foto: Instagram)

E njëjta aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të saj më të ri “MVP”, i lansuar muajin e kaluar.

Kjo këngë për vetëm një kohë të shkurtër ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube. /Telegrafi/