Site icon Telegrafi

Ronela Hajati: 90 për qind e këngëve të kësaj vere janë njëlloj

Foto: Screenshot/Instagram

Deri më tani janë publikuar me qindra këngë e bashkëpunime në mes të artistëve të njohur shqiptarë.

Disa prej tyre kanë bërë bujë të madhe, e ka prej tyre që janë komentuar për ngjashmërinë, stilin dhe mënyrën se si i kanë realizuar këngët.

Një kritikë në lidhje me këtë e ka bërë së fundmi edhe këngëtarja Ronela Hajati, e cila thotë se 90 për qind e këngëe të kësaj vere janë njëlloj.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

“A e kam gabim nëse them që 90% e këngëve të kësaj vere janë njëlloj? Mu duk sot sikur një këngë ish e gjatë nja 15 minuta kur në fakt ishin ndërruar nja 5 këngë”, u shpreh ajo.

Lexo po ashtu “Valle” - projekti më i ri nga Ronela Hajati

“Mos kini frikë të ndërroni dorë”, tha më tej artistja që sapo ka lansuar këngën e re të quajtur “Valle”.

Ronela Hajati (Foto: Instagram)

Realizimi i ri i Hajatit u prit mirë nga publiku ku vetëm për pesë ditë grumbulloi mbi një milion klikime.

E njëjta këtë sezon vere është tejet e angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Exit mobile version