Ronela Hajti ka qenë shpesh në qendër të mediave rozë jo vetëm për projektet e saj në muzikë, por edhe për lidhjet e saj të dashurisë.
Prej kohësh flitet se ajo është në një marrëdhënie me këngëtarin Young Zerka, por të dy kolegët asnjëherë nuk e kanë pranuar se janë në një lidhje dhe se gjithçka mes tyre mbetet në kufijtë e shoqërisë.
Megjithatë, Ronela preferon të luajë ndonjëherë me fjalën “të dua”.
Mbrëmjen e djeshme ajo ka postuar në Instastory një foto mbi të cilën shkruan “E dua” duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një dedikim ndaj një personi të veçantë.
Enigma e kësaj fjale ka mbaruar shumë shpejt pasi menjëherë këngëtarja ka postuar një tjetër Story duke shtuar se në fakt do verën e kuqe.