Sapo është publikuar kënga më e re “Syni jem” nga artistët Ronela Hajati dhe Young Zerka, një këngë e cila që në daljen e parë, ka ngjallur interesim te publiku.
Dyshja në fjalë ka shumë kohë që përfliten për një lidhje dashurie mes tyre, por që asnjëherë nuk u pohua nga njëri ose tjetri.
Megjithatë, disa të dhëna nxitin përsëri dyshime se ata të dy janë më shumë se miq.
Së fundmi, Young Zerka ka publikuar një fotografi në SnapChat ku shihet i shtrirë në plazh duke marrë ca rreze, por në fakt gati të njëjtën gjë ka bërë edhe Ronela.
Këngëtarja ka postuar në Snap një imazh, ku shihet duke mbajtur shishen e një pije në plazh, si dhe një video ku ka incizuar detin. Mesa duket dyshja ndodhen së bashku në të njëjtin vend. /Telegrafi/