Këngëtarja Ronela Hajati ka shpërthyer në mënyrë të jashtzakonshme, duke folur për karrierën e saj.
Në një intervistë për emisionin “Oktapod” në Vizion Plus, këngëtarja ka treguar se si karriera e saj ka marrë një kahje negative.
Ajo thotë se ka nënshkruar kontratë për 3-4 klipe në vit, por që në fakt ajo as nuk ishte kontratë. Ajo ka pasur këtë marrëdhënie me Max Production, ‘labelin’ muzikor që njihet për videoklipet dhe kontratat me artistë si Dhurata Dora etj.
“Bledi (pronari i Max Production) ka thënë se kurrë nuk do ta lansojë klipin. Me të kam vetëm marrëdhënie pune. Ai nuk më dha arsye për këtë. E përjetova keq këtë periudhë, po të ishte babai im gjallë do të ishin punët ndryshe”, u shpreh Ronela. /Telegrafi/