Futbollistët e njohur kanë vetura shumë të shtrenjta, por nuk vuajnë shumë që t’i paguajnë, pasi paratë tyre janë të mjaftueshme.
Ka edhe nga ata lojtar si George Boyd i Burnley ka blerë Mercedes 300 SL në vlerë prej 750 mijë funtesh.
Për ta blerë këtë vetura, atij i duhet të luajë futboll plotë 10 orë.
Cristiano Ronaldo kishte blerë një Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse në vlerë 1.8 milionë funte.
Për ta paguar këtë veturë atij iu deshën pesë orë futboll (1.8 milionë funte i merr Ronaldo për pesë ore loje në fushë).
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ka një Ferrari F430 Spider që kushton 173 mijë funte. Messi e nxori ketë veturë vetëm për tre minuta e 32 sekonda.
Ndërsa Pelle që luan në Kinë veturën e tij Morgan Aero tetë e ka paguar me 20 minuta lojë futbolli.
Gianluigi Buffon mund ta blejë një Fiat 500 për 19 minuta lojë, ndërsa Kante e ka blerë Mini Cooper SD për 13 minuta.
Më poshtë mund t’i gjeni disa nga lojtarët dhe veturat e tyre dhe sa vuajnë që t’i paguajnë. /Telegrafi/
Veturat e blera shpejtë dhe më lirë
Veturat që u desh më shumë kohë të paguhen