Telegrafi

Ronaldo i zhgënjyer te Juventusi dhe mendon largimin, këto janë dy klubet që e duan portugezin

Cristiano Ronaldo . (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka humbur edhe finalen e dytë si futbollist i Juventusit.

Kampioni në fuqi i Italisë është mposhtur në finalen e Kupës nga Napoli pas ekzekutimit të penalltive.

Shumë i zhgënjyer nga kjo disfatë ka mbetur ylli më i madh i bardhezinjve Cristiano Ronaldo që në drejtim të tij ka pasur shumë akuza për lojën e dobët.

Cristiano Ronaldo (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Mediat portugeze gjatë ditës së sotme kanë raportuar se Ronaldo është i zhgënjyer me aventurën e tij te Juventusi dhe po mendon largimin në verë.

Pavarësisht se ka edhe dy vite kontratë me Zonjën e Vjetër, Ronaldo duket se do të largohet në verë.
E ardhmja e portugezit pritet të jetë në kampionatin francez Ligue 1, ku Paris Saint Germain prej kohësh janë duke tentuar transferimin e tij.

Cristiano Ronaldo . (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

Një destinacion tjetër i mundshëm është edhe rikthimi në Angli te ish-skuadra e tij Manchester United që është gati ta mirëpres yllin portugez.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë mund të qëndrojë në Torino vetëm nëse Juventusi arrin këtë vit triumfin në Ligën e Kampionëve, në të kundërt largimi i tij duke i sigurt. /Telegrafi/