Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është votuar si lojtari më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi ka fituar në udhëtimin e tyre në Parc des Princes ndaj Paris Sanit-Germain me rezultat 1-2.
Lojtari kryesor i Mbretërve padyshim që edhe kësaj radhe ishte sulmuesi portugez, Ronaldo.
Ylli portugez në këtë takim shënoi golin e epërsisë 0-1, ndërsa gjatë gjithë ndeshjes i shkaktoi probleme parisienëve.
Sulmuesi i njohur ishte i përfshirë edhe në golin e dytë të skuadrës së tij, me Casemiron, i cili shënoi në minutën e 80-të.
Paraqitja e tij e mirë nuk ka mbetur pa u vlerësuar, pasi faqja e UEFA-s e ka zgjedhur Ronaldon si lojtarin e javës nga votat online të votuesve.
Ronaldo e ka fituar këtë garë me 55 për qind të votave, ndërsa ka lënë pas vete mesfushorin e Liverpoolit, James Milner me 25 për qind të votave.
Në vendin e tretë është renditur sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain me 15 për qind të votave, ndërsa pas tij Leroy Sane i Man Cityt i katërti me 4 për qind. /Telegrafi/