Cristiano Ronaldo u bë shënjestër e ‘Football Leaks’ për evazion fiskal.
Pas shumë e shumë lajmeve portugezi është detyruar të zbulon të gjitha fitimet në vitin 2015.
Gestifute – agjencia e drejtuar nga super agjenti Jorge Mendes, deklaroi se Ronaldo në vitin e kaluar ka të ardhura në vlerë prej 227.3 milionë euro (Fitime nga rroga te Reali, marrëveshjet sponzorizuese dhe reklamuese, bizniset etj).
CR7 ka deklaruar pasuritë jashtë Spanjës në vlerë prej 203.7 milionë euro dhe brenda vendit 23.5 milionë, shkruan Telegrafi.
Nga kjo i bie që në vitin e kaluar ai ka fituar shtatë euro e dhjetë cent në sekondë, 432 euro në minutë, 622 mijë euro në ditë dhe 4,358,235 euro në javë.
Interesante është fakti se Milani në vitin 2015 regjistroi 198 milionë euro fitime dhe kjo i bie që CR7 ka fituar i vetëm më shumë se shtatë herë kampioni evropian. /Telegrafi/