Site icon Telegrafi

Ronaldo zbulon arsyen pas stilin të famshëm të flokëve në Kupën e Botës 2002

Ka shumë gjëra për t’u kujtuar nga Kupa e Botës e vitit 2002.

Stadiumet, topi ‘Fevernova’, goli i Ronaldinhos ndaj Seaman pothuajse nga gjysma e fushës.

E fundit, por jo nga rëndësia është fotografia e Ronaldos duke mbajtur trofeun me stilin unik të flokëve.

Në atë kohë të gjithë u befasuan me atë stil të flokësh, por tashmë Fenomeni për ESPN Brazil shpjegon edhe arsyen:

Lexo po ashtu Kur e kaluara takon modernen, kështu do të dukeshin legjendat e klubeve evropiane me fanellat moderne (Foto)

“Kisha dhimbje në ije, isha në 60 për qind të rikuperimit, kështu që rrova kokën”.

“Të gjithë ishin duke folur për lëndimin tim dhe kur mbërrita në stërvitej me atë stil flokësh të gjithë ndaluan të flasin për lëndimin”, shtoi Ronaldo, duke treguar se ajo ishte mënyra e vetme për të tërhequr vëmendjen e të gjithëve larg lëndimit të tij.

Duket se kjo i ndihmoi Ronaldos pasi ai e përfundoi kampionatin me tetë gola, tre më shumë se Rivaldo dhe Miroslav Klose. /Telegrafi/

Exit mobile version