Superylli portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se ka zbrazur dollapin e tij në zhveshtore te Juventusi, duke njoftuar klubin se koha e tij me bardhezinjtë ka mbaruar.
Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, kapiteni i Portugalisë ka pastruar dollapin e tij në dhomën e zhveshjes dhe se ai nuk do të jetë në dispozicion kur Juventus të luajë kundër Empolit këtë fundjavë.
Gianluca Di Marzio pretendon se Ronaldo i ka informuar Bianconerët se nuk dëshiron të luajë më për Zonjën e Vjetër dhe një ofertë nga Manchester City pritet në orët e ardhshme.
Raportet e mëparshme kishin sugjeruar që agjenti Jorge Mendes ka udhëtuar për të bindur Manchester Cityn për përmbushjen e kërkesave të Juventusit.
Tra la @juventusfc e @Cristiano è finita: gli aggiornamentihttps://t.co/Xff2R1QM9y
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 26, 2021
Në anën tjetër, mediumi spanjoll Diario AS raporton se 36-vjeçari ka arritur një marrëveshje me Manchester City, por skuadra e Ligës Premier nuk ka gjetur një zgjidhje me Juventusin.
Ende nuk ka oferta konkrete, pasi thuhet se Juventusi kërkon nga 25-30 milionë euro për të shitur sulmuesin portugez.
Mendes udhëtoi për në Francë të enjten mbrëma për të vazhduar të shtyjë Cityn të paguajë tarifën e kërkuar të transferimit dhe SportItalia pret që agjenti të kthehet me një ofertë që atëherë Juventusi do ta pranojë.
Raporti i fundit nga Sky Sport shkruan se Ronaldo e ka zbrazur dollapin e tij personal në zhveshtore dhe po përgatitet për jetën tek një klub tjetër. Koha e Ronaldos në Juventus tashmë ka përfunduar. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo also informed his Juventus teammates that he wants to leave. Jorge Mendes will be in direct contact with Man City today to discuss Ronaldo’s salary – it won’t be €31m net per season as current one 🇵🇹 #MCFC
Juventus are waiting for Manchester City official bid.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 27, 2021