Cristiano Ronaldo ka refuzuar të përgjigjet në konferencën për media pas ndeshjes ndaj Meksikës në Kupën e Konfederatave, pas raportimeve se është shprehur i gatshëm të largohet nga Real Madridi.
Kapiteni i Portugalisë u zgjodh “Lojtari i ndeshjes” në barazimin 2-2 me Meksikën, që do të thotë se ai është i detyruar të marrë pjesë në konferencën pas ndeshjes.
Megjithatë, sipas raportimeve, ai nuk do të marrë pjesë në asnjë konferencë për këtë ndeshje apo edhe për të ardhmen.
Kjo nga mediat evropiane dhe botërore shihet si një ‘vulë’ për largimin e Ronaldos, i cili thuhet se ka shprehur dëshirë të kthehet te Manchester Unitedi. /Telegrafi/