Telegrafi

Ronaldo viziton dhe përkrah fëmijët me aftësi të kufizuara (Foto)

Cristiano Ronaldo nuk nijhet vetëm për aftësitë e tij të shkëlqyera sportive, por edhe për shpirtin human.

Futbollisti portugez, i cili është më i famshmi në botën sportive, gjithmonë sigurohet që të lë vulën edhe në aktivitete tjera, sidomos ato humanitare.

Së fundmi, Ronaldo ka përkrahur fondacionin Neumen për ndihmë fëmijëve me aftësi të kufizuara, shkruan Telegrafi.

Dhe tash, ai ka vizituar fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët i ka gëzuar.

Për këtë, Ronaldo u shpreh i gëzuar në një postim në Facebook, ku shprehu edhe një herë përkrahjen ndaj këtyre fëmijëve.

Cristiano Ronaldo gjithnjë është “te vendi” kur bëhet fjalë për t’i ndalë në ndihmë dikujt.

Cristiano, shembull për sportistët tjerë… pa dyshim!