Telegrafi

Ronaldo vetëm me Shqipërinë ka dështuar

Cristiano Ronaldo ka shënuar plot 11 gola në fazën e grupeve për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Portugalia arriti të kualifikohet me vendin e parë në grupin e tyre, ku ishin edhe Shqipëria, Danimarka, Serbia dhe Armenia.

CR7 prej të gjitha skuadrave nuk i ka shënuar vetëm Shqipërisë në fazën e grupeve.

Shqipëria kishte shënuar fitore në ndeshjen e parë 1-0 me golin e Bekim Balajt, ndërsa ishte mposhtur po ashtu 1-0 me golin e Velosos. /Telegrafi/