Telegrafi

Ronaldo vetëm 12 gola larg rekordit të pabesueshëm

Cristiano Ronaldo ka mundur të shënojë më shumë gola në fitoren e skuadrës së tij kundër Sporting Gjion 2-1, ku shënoi dy herë. 

Portugezi punën që e bën më së miri është të shënojë gola dhe këtë e ka bërë në mënyrë të shkëlqyer me Real Madridin.

Falë kësaj aftësie shënimi ai është rrugës që të bëhet shënuesi më i mirë në histori të pesë ligave më të forta evropiane.

Lexo po ashtu Ronaldo një makineri golash, për të gjashtin vit radhazi shënon mbi 50 gola (Foto)

Para tij janë legjenda gjermane Gerd Muller me 365 gola dhe anglezi që luajti me Chelsean, Tottenhamin dhe Milanin, Jimmy Greaves që është i pari me 366.

Ronaldo deri më tani ka 354 gola dhe i duhen edhe 12 gola që ta barazojë Greavesin.

Duke e parë formën e mirë të Ronaldos me Real Madrid, nuk do të ishte befasi nesë do ta arrinte vetëm në më pak se 10 ndeshje.

Sipas një kalkulimi ai do të thyej këtë rekord në muajin shkurt, ose më herët.

Lexo po ashtu Reali fiton edhe një herë falë golave të Ronaldos (Video)

Por mos të harrojmë se në lojë është edhe Leo Messi që ka 321 gola në La Liga, 33 më pak se Ronaldo, por dy vite më pak në moshë.

Messi do të jetë problem që ta arrijë Ronaldon që është shumë më afër rekordit.

Pesë shënuesit më të mirë në pesë kampionatet më të forta

366 gola ― Jimmy Greaves

365 ― Gerd Müller

354 ― Cristiano Ronaldo

321 ― Leo Messi

317 ― Steve Bloomer