Cristiano Ronaldo ka hyrë në histori të futbollit evropian.
Goli i shënuar me kokë ndaj Valencias nuk ka qenë thjesht vetëm një gol epërsie për Realin apo një më shumë për Ronaldon.
Por, ky gola ka bërë që ylli portugez të bëhet futbollisti me më së shumti gola të shënuara në pesë ligat më të forta evropiane, transmeton Telegrafi.
Ylli portugez tani ka arritur shifrën e 367 golave të shënuara dhe këtë e ka arritur në 483 ndeshje të luajtura.
Ky rekord deri më tani mbahej nga sulmuesi Jimmy Greaves, i cili kishte realizuar 366 gola në 528 ndeshje të tij zyrtare në kampionat.
Në vend të tretë renditet legjenda gjermane, Gerd Muller, me 365 gola në 427 ndeshje kampionale. /Telegrafi/