Portugalia ka shënuar fitore me rezultat 2-1 ndaj Polonisë në udhëtim në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Kombeve.
Mysafirët patën një mundësi të pastër të shënimit kur në minutën e 11-të Cristiano Ronaldo u ndal nga traversa.
Për epërsinë e Portugalisë u përkujdes Bernardo Silva i cili realizoi për 1-0 në minutën e 26-të pas asistimit të Bruno Fernandes.
Të besuarit e Roberto Martinez e gjetën edhe golin e dytë në minutën e 37-të, kësaj radhe me Cristiano Ronaldon i cili pas një topi të kthyer realizon në portën e zbrazët për 2-0.
Cristiano Ronaldo nets against Poland for the first time since September 2007 💥🇵🇱 pic.twitter.com/sd3wjrTUMK
— OneFootball (@OneFootball) October 12, 2024
Bruno Fernandes pati një tjetër rast të mirë për gol në minutën e 61-të, por Skorupski e priti me shumë mund gjuajtjen e tij.
Polakët ia dolën që të riktheheshin në lojë kur në minutën e 80-të ata realizuan për 2-1 pas golit të shënuar nga Piotr Zielinski.
Për t’i shuar shpresat e polakëve për rezultat pozitiv u përkujdes Jan Bednarek (88’) i cili shënoi në portën e tij për rezultatin përfundimtar 3-1 dhe kështu Portugalia vazhdon kryesimin në grup me nëntë pikë të grumbulluara./Telegrafi/