Al Nassr ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndaj Al Wehdas në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit në Arabinë Sauditë.
Në këtë takim si shpeshherë këtë sezon shkëlqeu portugezi Cristiano Ronaldo, i cili ia doli të shënojë het-trik në këtë sfidë.
Serinë e golave Ronaldo e hapi në minutën e pestë, duke shënuar për rezultatin 1-0. Ai nuk u ndal më kaq, dhe gjeti golin e dytë vetëm disa minuta më vonë më saktësisht në minutën e 12-të për rezultatin 2-0.
CRISTIANO RONALDO GOAL !!!!!
50 GOALS THIS SEASON ! 🐐
— Janty (@CFC_Janty) May 4, 2024
Para se Ronaldo të kompletonte het-trikun e tij në këtë takim, Al Nassr gjeti golin edhe në dy raste të tjera përmes Otavios (18’) dhe Sadio Manes (45’).
CRISTIANO RONALDO HAS SCORED AGAIN!
HE CANT STOP SCORING! pic.twitter.com/66tLKwTtgI
— TC (@totalcristiano) May 4, 2024
Goli i tretë Ronaldo e shënoi në minutën e 52-të të takimit pas asistimit të Sadio Manes duke kompletuar kështu het-trikun.
39-vjeçari tani numëron 32 gola të shënuar këtë sezon në Ligën Saudite, teksa ka kontribuar edhe me 10 asistime.
Ky ishte het-triku i 66-të në karrierë për portugezin, ndërsa ishte goli i 60-të për të me fanellën e ekipit arab që prej se u bë pjesë e tyre në afatin kalimtar të janarit të vitit të kaluar nga Manchester United./Telegrafi/
CRISTIANO RONALDO HATRICK
NOBODY CAN STOP HIM !!!!!!!!
— Janty (@CFC_Janty) May 4, 2024