Telegrafi

Ronaldo u zemërua pas disfatës dhe provokimeve nga tribuna: Ai goditi shishet e ujit duke dal nga fusha

Cristiano Ronaldo me Al Nassrin e tij është mposhtur 1-0 në xhiron e 20-të të elitës saudite në derbin kundër Al-Ittihad.

Golin e vetëm që ia vlen për vendin e parë në Arabinë Saudite është shënuar nga Romarinho në minutën e 80-të.

Ronaldo ishte dukshëm i mërzitur dhe i zhgënjyer pas ndeshjes.

Që në fillim tifozët vendas provokuan Ronaldon dhe gjatë lojës dëgjohej vazhdimisht nga tribuna thirrjet: “Messi, Messi, Messi…”.

Pas ndeshjes, Ronaldo i tërbuar shau para se të hynte në tunel goditi edhe shishet e ujit. /Telegrafi/