Skocia dhe Portugalia ndanë pikët në Glasgow në xhiron e 4-të të Ligës së Kombeve duke luajtur një ndeshje pa gola dhe në qendër të vëmendjes ishte kapiteni i mysafirëve, legjenda Cristiano Ronaldo.
Domethënë u luajtën katër minuta shtesë dhe pas kësaj portugezi duhej të kishte një goditje nga këndi, por gjyqtari shpalli fundin e lojës.
Kjo gjë e zemëroi tejet yllin më të madh portugez, Ronaldon.
Kapiteni i Portugalisë bëri gjeste të ndryshme drejt gjyqtari, e duartrokiti dhe edhe e ofendoi.
Cristiano Ronaldo left the pitch at the end of the Scotland-Portugal match with some nice words for the referee. 🇵🇹🙃
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) October 16, 2024
Ashtu siç pritej reagimi i tij shkaktoi shumë vëmendje në rrjetet sociale, ndërsa nervozizmin e kishte shfaqur pak minuta më parë kur kishte kërkuar me dhunë një rivënie këndore.
Kujtojmë se Skocia mbrëmë fitoi pikën e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, ndërsa Portugalia humbi pikë për herë të parë. /Telegrafi/
🇵🇹😬 Cristiano Ronaldo was unhappy with the referee at full-time after the match between Scotland and Portugal…
— CentreGoals. (@centregoals) October 15, 2024