Cristiano Ronaldo po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet edhe me kombëtaren portugeze.
Sulmuesi ka arritur të realizojë tri golat e fitores së Portugalisë kundër Zvicrës (3-0) në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo e ka dërguar edhe në një rekord të ri 34-vjeçarin, ku deri më tani u ka shënuar gol 38 kombëtareve.
https://www.youtube.com/watch?v=k7Zv75szn8c
Por, një ndër kombëtaret që nuk u ka shënuar gol është edhe kombëtarja shqiptare, ku me të cilën është takuar gjatë kualifikimeve të kampionatit evropian të vitit 2016.
Ai gjatë dy takimeve me kuqezinjtë, njëherë ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 dhe me të njëjtin rezultat ka shënuar fitore, por që nuk ishte realizator i golit të fitores së iberikëve.
Futbollisti nuk ka arritur të realizojë gol edhe as kundër disa skuadrave të tjera duke përfshirë Italinë, SHBA-në, Anglinë, Meksikën, Gjermaninë, Brazilin, Francën, Kilin, Uruguain e Turqinë.
Ndryshe, futbollisti gjatë karrierës si profesionist ka pasur 157 paraqitje dhe ka realizuar 88 gola në të gjitha garat.
Më poshtë gjendet lista e kombëtareve që u ka shënuar gola, ku më së shumti ia ka tundur rrjetën Armenisë, Suedisë, Letonisë dhe Andorrës. /Telegrafi/