Telegrafi

Ronaldo u konfrontua me Florenzin në Romë: Je shumë i vogël për të folur

Cristiano Ronaldo, Alessandro Florenzi (Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, është përfshirë në një grindje me Alessandro Florenzin gjatë takimit të zhvilluar në Stadio Olimpico.

Futbollisti i Romës deshi të konfrontohej me sulmuesin e Juventusit, por ndërhyri gjyqtari Davide Massa për ta qetësuar situatën.

Lexo po ashtu Roma fiton ndaj Juventusit, mban gjallë shpresat për Ligën e Kampionëve

Dhe derisa po vazhdonte zënka, CR7 iu referua gjatësisë trupore të kundërshtarit duke bërë një gjest me dorë.

34-vjeçari citohet t’i ketë thënë Florenzit: “Je shumë i vogël për të folur”, derisa videoja e këtij gjesti është bërë hit në rrjetet sociale.

Roma fitoi me rezultat 2-0 kundër Juventusit për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve, ndërkohë që Zonja e Vjetër tashmë e ka siguruar titullin e tetë radhazi në Itali. /Telegrafi/