Cristiano Ronaldo ka kompletuar javë më parë transferimit te skuadra arabe Al Nassr.
Për sulmuesin portugez kjo është aventura e parë jashtë kontinentit evropian, derisa ai është bërë futbollisti më i paguar në histori të futbollit.
CR7 ka marrë një pagë prej 200 milionë eurove në vit, shumë që është padyshim më e larta në histori të futbollit.
Së fundmi legjenda portugeze ka deklaruar se gjithmonë ka vendosur përpara objektivin të fitoj trofetë se sa të shënoj gola individual.
“Në karrierën time gjithmonë i kam vënë trofetë dhe titujt para gjithçkaje”.
“Kam shpenzuar shumë kohë në stërvitje për të arritur këto objektiva. Titujt janë gjithmonë të veçantë, unë i preferoj më shumë sesa golat”, deklaroi Ronaldo.
38-vjeçari në momentin që u prezantua te Al Nassr ka zbuluar se ka pasur oferta edhe nga kampionatet evropiane dhe SHBA e Australia, por zgjodhi klubin arab për shkak të projektit që kanë. /Telegrafi/