Cristiano Ronaldo ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjeve kualifikuese për kampionatin evropian të vitit 2020.
Portugalia ka barazuar para shikuesve të vetë kundër kombëtares serbe me rezultat 1:1.
Ylli portugez ka pësuar një lëndim që në shikim të parë u duk tejet i rëndë, por lojtari ka folur për mediat vendore rreth dëmtimit.
“Dëmtim im? Nuk jam i shqetësuar. E njoh shumë mirë trupin tim dhe në dy javë do të kthehem të luaj”, ka thënë CR7 për “PortuGoal”.
Megjithatë, portugezët raportojnë se gjatë ditëve në vijim do të kryhen ekzaminimet për CR7 dhe do të mësohet shkalla e lëndimit.
Ndryshe, Ronaldo do të jetë i gatshëm për sfidën e parë të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit. /Telegrafi/