Site icon Telegrafi

Ronaldo tregon për herë të parë si ndodhi largimi nga Real Madridi dhe do t’iu befasojë

Cristiano Ronaldo në një intervistë të dhënë së fundmi, reflektoi për vitet e tij të suksesshme tek Real Madridi. 

Ylli portugez shënoi një epokë për ‘Los Blancos’ dhe ishte një ndër lojtarë më të mirë që e përfaqësoi atë klub. 

Ai më pas u transferua tek Juventusi pasi kompletoi kapitullin në Madrid dhe më pas e gjeti rrugën në ‘Old Trafford’. Tani, ai luan tek Al-Nassr dhe po vazhdon të bëjë historinë në Superligën e Arabisë. 

“Real Madridi është klubi më i madh në botë. Unë kam arritur gjëra të mëdha në Madrid dhe njerëzit nuk e harrojnë këtë, kjo më bën të lumtur”. 

Lexo po ashtu Ronaldo zbulon detaje tronditëse se si ishte afër transferimit tek Barcelona

“Tek Real Madridi, për shembull, unë e mbaj mend kur humbisja një mundësi ose një penallti do të isha shumë i zemëruar me veten. Nuk e lejoja veten të bëja gabime”. 

“Do të shkoja në shtrat pa darkë dhe do të flisja me veten, duke menduar pse e godita në të djathtë ose në të majtë”. 

“I thashë Florentinos se do të largohem dhe ai pranoi. Ka qenë një histori e gjatë. Disa ditë më pas, Perez dëshiroi të rikthehej dhe të vazhdonim, por nuk kishte rrugë mbrapa pasi tani i kisha dhënë fjalën time Juventusit”. 

“E respektoj Perez, ai është një president i besueshëm dhe një person serioz dhe ai më ka trajtuar mirë. Ne fituam shumë tituj me të dhe respektoj shumë”, ka thënë Ronaldo./Telegrafi/

Exit mobile version