Cristiano Ronaldo tashmë është sportisti i cila ka rekordin e fotografisë së postuar në Instagram që ka mbledhur më shumë pëlqime.
Rrjetet sociale po luajnë rol të madh në ditët e sotme në jetët e secilit njeri, por në veçanti ka ndikim të veçantë tek sportistët.
Jeta e tyre dhe private dhe profesionale zakonisht pasqyrohet me anë të postimeve të bërë në profilet e tyre private.
Kështu, tifozët janë më afër të preferuarve të tyre dhe nuk hezitojnë t’i pëlqejnë dhe komentojnë postimet e sportistëve.
Lionel Messi ishte sportisti i cili deri më tani ka pasur fotografinë më të pëlqyer në rrjetet sociale me 22 milionë pëlqime.
Kjo fotografi ishte nga prezantimi i tij te Paris Saint-Germain, ndërsa pas tyre vinin dy fotografi tjera, nga triumfi i Copa America dhe largimi i Barcelonës që gjithashtu kishin mbi 20 milionë pëlqime.
Megjithatë, ky rekord tashmë është thyer dhe tani mbahet nga rivali i tij më i madh, sulmuesi i Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo lajmëroi gjatë të enjtes shtatzëninë e të dashurës së tij, Georgina Rodriguez, e cila po pret binjakë dhe fotografia e postuar ka thyer çdo rekord pëlqimesh nga një sportist.
Kjo fotografi e Ronaldos së bashku me Georginë dhe imazhet e ultrazërit është pëlqyer nga plot 26 milionë njerëz duke u bërë rekord i ri në Instagram. /Telegrafi/
Cristiano Ronaldo has overtaken Lionel Messi for the most liked Instagram post ever by an athlete 📸❤️ pic.twitter.com/CZuwwQzK5Y
— ESPN FC (@ESPNFC) October 29, 2021