Site icon Telegrafi

Ronaldo thyen heshtjen me një përgjigje prej shtatë fjalësh pasi humbi penalltinë jetike për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka thyer heshtjen pasi humbi një penallti në minutën e 96-të për Al-Nassr kundër Al-Taawoun të martën mbrëma.

Al-Nassr mbetet i pamposhtur në Superligën e Arabisë Saudite këtë sezon, por ecuria e tyre në Kupën e Mbretit ka përfunduar në fazën e 1/8-tës pasi Ronaldo nuk arriti të shënonte nga 11 metra.

Vendasit e panë veten në disavantazh në minutën e 71-të pasi Waleed Al-Ahmed gjeti rrjetën pas një goditje nga këndi.

39-vjeçarit iu dha mundësia për të barazuar rezultatin në kohën shtesë, por në disa skena tronditëse, golashënuesi më i mirë i futbollit goditi topin mbi traversë.

 

Ronaldo shënoi tre herë në këtë garë sezonin e kaluar, por nuk arriti të shënonte asnjëherë këtë sezon.

Pas humbjes, Ronaldo shkoi në rrjetet sociale për të reaguar ndaj humbjes.

“Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur”, shkroi Ronaldo në Instagram dhe X.

 

Kapiteni i Portugalisë ka qenë jashtëzakonisht i pabesueshëm nga pika e bardhë në muajt e fundit, duke humbur një goditje vendimtare në kohën shtesë të ndeshjes së Portugalisë në Euro 2024 me Slloveninë.

Megjithatë, Ronaldo ia doli t’i kthente në gol dy goditjet nga pika e bardhë në Gjermani gjatë verës, përpara se Portugalia të eliminohej nga Franca.

Ndryshe, Ronaldo ka goditur 199 penallti gjatë gjithë karrierës së tij, duke shënuar në 168 raste. /Telegrafi/

Exit mobile version