Cristiano Ronaldo është kthyer në formën e tij më të mirë.
Ylli portugez mbrëmë ishte fantastik duke shënuar het-trik në derbin lokal përballë Atletico Madrid.
Pas ndeshjes numri shtatë i ‘Los Blancos’, ka folur për ‘Telefoot’, rreth fitimit të çmimit ‘Topi i Artë’.
“Kam bërë gjithçka këtë stinor. Kam fituar Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Evropian me Portugalinë”.
“Nuk varen nga unë votat dhe nuk dua të jem i fiksuar pas tyre dhe pas këtij trofeu”.
“Ka qenë një vit i mrekullueshëm dhe nëse më pyesni a do të doja ta fitoja ‘Topin e Artë’, atëherë përgjigja ime është ‘Po’”, ka deklaruar Ronaldo.
Portugezi në fund ka thënë se ky vit ishte më i miri në karrierën e tij. /Telegrafi/