Cristiano Ronaldo ishte protagonist në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës ndaj Barcelonës.
Edhe pse luajti fare pak minuta, ai shënoi një gol spektakolar.
Por, më shumë bujë bëri përjashtimi i tij nga takimi me të kuq, kur shtyu gjyqtarin e takimit pas këtij vendimi.
Teksa shpjegonte pse nuk meritoi kartonin e kuq, ai teksa drejtohej në zhveshtore kaloi afër stolit të Barcelonës, duke iu drejtuar dy herë pankinës katalanase.
“Sërish me 10, a po?”, tha së pari Ronaldo, para se të vazhdonte: “Shikoni si do t’iu mposhtim edhe me 10 lojtarë”, përfundoi portugezi.
Ronaldo pati një natë jo aq të mirë pas këtij përjashtimi që e la atë të suspenduar për pesë ndeshje, por vërtet ai ua ka bërë keq bajat lojtarëve të Barcelonës, pasi Reali fitoi me rezultat 3-1, përkundër inferioritetit numerik. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=alLEAAkB0pA