Cristiano Ronaldo thuhet se nuk ka interesim që të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës së ardhshme, përkundër raportimeve në media.
Sipas lajmeve të fundit, Zonja e Vjetër dëshiron të largojë 35-vjeçarin, në mënyrë që t’i ikën krizës financiare, pas gjendjes me coronavirus.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë fiton plotë 30 milionë euro në sezon te kampioni i Serie A-së, me këta të fundit që nuk po arrijnë të përballojnë atë shumë.
Ylli portugez po lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain ose një rikthim te Manchester United.
Por, sipas asaj që raporton AS, Ronaldo nuk ka interesim që të largohet nga Biankonerët me të përfunduar ky edicion.
Mediumi spanjoll bën të ditur se ish-anëtari i Real Madridit është i lumtur në Itali dhe nuk dëshiron të largohet nga Juventusi. /Telegrafi/