Cristiano Ronaldo mund të mungojë në ndeshjen miqësore mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Sipas spanjolles “RAC1”, në ndeshjen që do të luhet në qytetin amerikan të Miamit si pjesë e përgatitjeve të dyja skuadrave për edicionin e ardhshëm, mund të mos luajë portugezi.
E gjithë kjo pasi që kombëtarja e futbollistit të Los Blancos, Portugalia do të paraqitet në Kupën e Konfederatave që do të zhvillohet në Rusi prej 17 qershorit deri më 2 korrik, transmeton Telegrafi.
Por, Ronaldo do të paraqitet në ‘El Classicon’ e këtij viti që zhvillohet në stadiumin Santiago Bernabeu, i cili mund të jetë edhe përcaktues për titullin e kampionit të La Ligas.
Reali aktualisht është lider i ligës elitare spanjolle me një pikë më tepër se Barcelona, por ka edhe një ndeshje të pazhvilluar kundër Celta Vigos. /Telegrafi/